EMA e konsideroi të sigurt, 3 shtete të fuqishme refuzojnë sërish AstraZeneca

Norvegjia, Suedia dhe Danimarka nuk do të rifillojnë vaksinimet me vaksinën “AstraZeneca”, pavarësisht faktit se Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) vendosi dje se ishte “e sigurt dhe efektive”.

Të tre vendet nordike kanë thënë se do të rishikojnë vendimin e Agjencisë Evropiane të Barnave, që përfitimet e vaksinës të tejkalojnë rreziqet që lidhen me të.

Vendimet e këtyre tri vendeve bien ndesh me qëndrimin e marrë nga shumica e vendeve evropiane, duke njoftuar se ata planifikojnë të rifillojnë vaksinimet me formulimin e injeksionit AstraZeneca sot.

“Për shkak të shumë rasteve të rënda në Norvegji, ne duam të shohim situatën në detaje para se të arrijmë në një përfundim”, tha Gair Balkholm, kreu i Divizionit të Kontrollit të Infeksionit në Institutin Norvegjez të Shëndetit Publik, ndërsa shtoi: “Do të duhet pak kohë dhe ne do të azhurnohemi në fund të javës tjetër”.

Edhe shërbimi suedez i Shëndetit Publik sqaron se autoriteti rregullator kombëtar po heton rastet e trombozës pas dozës së parë të vaksinës AstraZeneca. “Shpresojmë që javën e ardhshme të jemi në gjendje të vendosim se si ta përdorim më mirë këtë vaksinë në të ardhmen”, deklaroi Anders Tegnel, shkruan panorama.

Në Danimarkë, autoritetet shëndetësore thanë se kishte pasur raste të trombozës së rëndë, por të rrallë pas vaksinimit me AstraZeneca dhe se ata do të rishikonin vlerësimin e Agjencisë Evropiane të Barnave në ditët në vijim.

 

 

Shtuar 19.03.2021 06:03