Deklaratat e Aleksandër Vuçiç për Kosovën, reagon Lulzim Basha (FOTO LAJM)

Kryetari i PD, Lulëzim Basha ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me foton e Aleksander Vucic i cili në hartën e Kosovës kishte vendosur flamurin serb.

Basha tha se këto ngjarje nuk i shërbejnë askujt, dhe se shenjat nacionaliste dëmtojnë Serbinë.

Postimi i kreut të PD:
Deklaratat dhe veprimet e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i shërbejnë bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit në rajon, ato nxisin konflikt dhe perçarje. Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm. Shfaqje të tilla nacionaliste dëmtojnë vetëm Serbinë dhe tregojnë qasjen destruktive të lidershipit të saj.
Sa më shpejt të pranohet realiteti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, aq më mirë do të jetë për Serbinë, popullin e saj dhe gjithë Ballkanin për të ecur më shpejt drejt BE-së si interesi më i mire i popujve tanë.


Shtuar 19.03.2021 18:09