EMA: Doza e tretë është e sigurt dhe efektive tre muaj pas të dytës

Rregullatori i ilaçeve i Bashkimit Evropian (EMA) ka njoftuar se të dhënat e disponueshme mbështesin sigurinë dhe efikasitetin e administrimit të dozës së tretë përforcuese të vaksinës Covid-19 tre muaj pas dozës së dytë.

Megjithëse rekomandimi aktual është që dozat përforcuese të jepen pas gjashtë muajsh , të dhënat e disponueshme sot mbështesin sigurinë dhe efikasitetin e rritjes së dozës së tretë përforcuese të Covid-19 tre muaj më vonë nga doza e dytë, tha Marco Cavaleri , kreu i Strategjisw sw Vaksinave të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), gjatë një konference për shtyp.

Duke iu referuar fushatës së vaksinimit për fëmijët e moshës 5 – 11 vjeç, ai tha se deri më tani nuk është raportuar ndonjë problem sigurie.

Sa i përket variantit Omicron deklaroi se deri më tani pjesa më e madhe e rasteve në Bashkimin Evropian janë një manifestim i lehtë i sëmundjes./albeu.com


Shtuar 9.12.2021 15:03