Denar Biba zgjidhet në krye të Autoritetit të Konkurrencës

Kuvendi, në seancën e sotme, ka emëruar Denar Bibën në krye të Autoritetit të Konkurrencës.

Biba u zgjodh me 72 vota pro dhe 37 kundër.

Mungojnë të paktën 2 vota nga PS dhe një prej tyre ishte paralajmëruar nga Erion Braçe.

Gjatë kësaj seance opozita ka bashkuar votat me maxhorancën për disa marrëveshje ndërkombëtare. Një prej tyre ishte marrëveshja me EFTA-n miratohet me 108 vota pror, 0 kundër dhe 0 abstenime./albeu.com


Shtuar 9.12.2021 15:04