Twitter ka dërguar padinë në gjykatë kundër miliarderit amerikan Elon Musk, duke tentuar që me forcë ta detyrojë ta blejë këtë rrjet social, shkruan BBC.
Ky veprim vjen në kohën kur Musk njoftoi se do të largohet nga kjo marrëveshje, që ishte bërë publike se kap shumën e 44 miliardë dollarëve.
E një prej arsyeve të tij, ishte se Twitter nuk i ka dhënë informacionet për numrin e llogarive të rreme në këtë platformë.
Tani Twitter i ka kërkuar gjykatës në Delaware të urdhërojë njeriun më të pasur në botë që të përmbush obligimin, dhe të paguaj shumën e premtuar siç ishte paraparë edhe në kontratë.
Në këtë padi ekziston një listë e gjatë e gjërave që sipas Twitter, Musk nuk i është përmbajtur marrëveshjes.
Kreu i bordit në Twitter, Bret Taylor ka njoftuar se Musk ka një kontratë e cila e obligon që ta respektojë, dhe nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, kërkojmë nga gjykata ta trajtojë me prioritet rastin./albeu.com