“Elisa Spiropali nuk mbrojti vjedhjet e Ramës me Lubi Ballukun”- Berisha tregon prapaskenat: Dy arsye pse ajo u shpall armike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi edhe përplasjet e fundit të kryeministrit Edi Rama me ish ministren e Jashtme dhe ish parlamentaren, aktualisht deputetet e PS, Elisa Spiropali.

Berisha renditi dy arsyet kryesore, që sipas tij Rama e shpalli armike: E para, Spiropali nuk mbrojti vjedhjet e Ramës me Lubinë dhe e dyta, ajo firmosi Bordin e Paqes, diçka që sipas kreut të PD, kryeministri nuk mund ta bëntë dot.

Të lidhura

None found

“Elisa u shpall armike për dy arsye, nuk mbrojti vjedhjet e Ramës me Lubi Ballukun. Pse e bëri nuk e di, por ajo nuk i mbrojti. Së dyti ajo firmosi Bordin e Paqes, që Rama nuk e firmosi dot. Në këtë mënyrë të ardhme aty ajo nuk kishte më. Arsyet e thella nuk e di, por këto janë probleme të brendshme të tyre”, tha kreu i PD.

 

 

Kujtojmë që Spiropali ka dalë herë pas herë me mesazhe kritike ndaj qeverisë, që kur ajo u distancua nga grupi socialiste në rastin e imunitetit të Belinda Ballukut.

Ditën e djeshme ajo përcolli dje një mesazh të fortë duke ngritur shqetësimin për një model drejtimi që, sipas saj, po dominon sot PS-në dhe institucionet shtetërore. Ajo përshkruan një realitet ku institucionet nuk funksionojnë më si mekanizma vendimmarrjeje dhe llogaridhënieje, por si mjete presioni dhe kontrolli, duke u përdorur si “hanxhar” ndaj individëve, bizneseve, mediave dhe grupeve të caktuara.

Ish-kryeparlamentarja thekson se ky model i ndërtuar gradualisht përmes heshtjes dhe tolerimeve, po zëvendëson politikën me një strukturë të mbyllur dhe të centralizuar vendimmarrjeje.

Ish-ministrja tregon se e kanë këshilluar që të “heshtë” mbi atë se çka ndodh te qeveria. Por ajo bën të qartë se pavarësisht paralajmërimeve dhe sulmeve, nuk trembet nga “qen që s’e kafshojnë”.


Shtuar 18.04.2026 13:22