Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi edhe përplasjet e fundit të kryeministrit Edi Rama me ish-ministren e Jashtme dhe ish-parlamentaren, aktualisht deputetet e PS, Elisa Spiropali.
Berisha renditi dy arsyet kryesore, që sipas tij Rama e shpalli armike: E para, Spiropali nuk mbrojti vjedhjet e Ramës me Lubinë dhe e dyta, ajo firmosi Bordin e Paqes, diçka që sipas kreut të PD, kryeministri nuk mund ta bëntë dot.
Të lidhura
None found
“Elisa u shpall armike për dy arsye, nuk mbrojti vjedhjet e Ramës me Lubi Ballukun. Pse e bëri nuk e di, por ajo nuk i mbrojti. Së dyti ajo firmosi Bordin e Paqes, që Rama nuk e firmosi dot. Në këtë mënyrë të ardhme aty ajo nuk kishte më. Arsyet e thella nuk e di, por këto janë probleme të brendshme të tyre”, tha kreu i PD.

Kujtojmë që Spiropali ka dalë herë pas herë me mesazhe kritike ndaj qeverisë, që kur ajo u distancua nga grupi socialiste në rastin e imunitetit të Belinda Ballukut.
Ditën e djeshme, ajo përcolli dje një mesazh të fortë duke ngritur shqetësimin për një model drejtimi që, sipas saj, po dominon sot PS-në dhe institucionet shtetërore. Ajo përshkruan një realitet ku institucionet nuk funksionojnë më si mekanizma vendimmarrjeje dhe llogaridhënieje, por si mjete presioni dhe kontrolli, duke u përdorur si “hanxhar” ndaj individëve, bizneseve, mediave dhe grupeve të caktuara.
Ish-kryeparlamentarja thekson se ky model i ndërtuar gradualisht përmes heshtjes dhe tolerimeve, po zëvendëson politikën me një strukturë të mbyllur dhe të centralizuar vendimmarrjeje.
Ish-ministrja tregon se e kanë këshilluar që të “heshtë” mbi atë se çka ndodh te qeveria. Por ajo bën të qartë se pavarësisht paralajmërimeve dhe sulmeve, nuk trembet nga “qen që s’e kafshojnë”.
