Ngjarja e rëndë në burgun e Peqinit, ka bërë që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, disa të burgosur VIP, të transferohen në burgun e Fierit.
Raportohet se i pari që u transferua nga paraburgimi i Durrësit drejt atij të Fierit, ishte Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.
Po ashtu, mes personazheve VIP të arrestuar që janë transferuar janë, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, Alqi Bllako, ish-ministri Lefter Koka, Lefter Alla dhe Safet Gjici.
Mësohet se këto masa janë marrë për shkak të zhvillimeve të fundit dhe çështjes së sigurisë në burgjet e vendit.
Kujtojmë se pak ditë më parë, u cënua rëndë siguria në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.