Elbasani nën pushtetin e bandave, kryetarja “bjonde” e Gjykatës bën namin në Tik Tok: Rrethi im, mafia! (VIDEO)

Elbasani mbetet një ndër qytetet më problematike të vendit ku vetëm gjatë muajit të fundit janë bërë disa atentate, autorët e të cilëve ende nuk janë vënë në pranga.

Por ndërkohë që hetimet vazhdojnë, kryetarja e Gjykatës së Rrethit Elbasan, Enkeleda Kapedani po bën namin në “Tik Tok”.

Siç mund t’a shihni edhe në videot e publikuara, kryetarja e Gjykatës poston vazhdimisht video me kërcime, rroba të shtrenjta e makina luksoze.

 


Shtuar 31.05.2021 08:18