ILD kërkon shkarkimin e Enkeleda Kapedanit

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për shkarkimin e gjyqtares Enkeleda Kapedani.

Kjo lëvizje vjen vetëm pasi një ditë më parë Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, urdhëroi nisjen e hetimit disiplinor ndërsa, në gjykatë mbërritën dhe ekspertë për të fotografuar ambientet.

Gjyqtarja u bë virale në rrjetin Tik Tok ku shfaqej provokuese nga gjykata, teksa modelonte apo dhe ekspozonte veshjet e shtrenjta.

Shtuar 1.06.2021 22:23