Videot e saj po bëjnë namin në rrjetet sociale, a do të shkarkohet sot gjyqtarja Enkeleda Kapedani? (VIDEO)

Ditën e djeshme u shpërndanë me shpejtësi videot e kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani e cila pozonte në ambiente të zyrës dhe i hidhte videot në “Tik Tok”.

Duke shkelur me të dyja këmbët “kodin e Etikës” ILD nisi hetim disiplonor për gjyqtaren Kapedani e cila në asnjë moment nuk ka pranuar se ka “Tik Tok” duke deklaruar se po e sulmojnë për shkak se është një grua dhe një nënë.

Pas kërkesës së ILD për shkarkim të Kapedanit, sot KLGJ ka futur në rendin e ditës këtë çështje për të vendosur për fatin e gjyqtares.  KLGJ ka deklaruar se ILD ka përcjellë kërkesën për masë disiplinone si dhe shkarkim të gjyqtares.

Rikujtojmë se videot në fjalë të cilat tashmë po bëjnë namin në rrjetet sociale përfshinin, pozimin nëpër gjykatë, këngë dhe veshje luksoze, një sjellje aspak normale për një pozicion aq të rëndësishëm që gëzon gjyqtarja Kapedani.  /albeu.com/

 

 


Shtuar 2.06.2021 11:40