Elbasan/ Kreu parakalim të gabuar në kryqëzim, shoferi gjobitet me 10 mijë lekë të reja

Një shofer është gjobitur me 10 mijë lekë të reja pasi ka bërë një parakalim të gabuar në afërsi të kryqëzimit në unazën e Elbasanit.

Gjoba ndaj tij ka ardhur pas një video të postuar në rrjetet sociale, ku shihej parakalimi i automjetit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer parakalim të gabuar në afërsi të kryqëzimit dhe në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në unazën e qytetit Elbasan, ju informojmë se:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti, shtetasin B. S., dhe i kanë vendosur atij, masën administrative 10 000 lekë të rinj, bazuar në nenin 146, pika 16, të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.


Shtuar 1.04.2024 20:04

Tags: ,