Ekzekutuan snajperistin që luftoi kundër ISIS, dënohen me burg dy shqiptarët në Angli

Dy shqiptarë janë dhe një kurd janë dënuar për vrasjen Hamawand Ali Hussein, 30 vjeç me një dënim total prej 53 vitesh.

30 vjeçari u sulmua në një shtëpi në Charterhouse Street, Hartlepool, në 14 Shtator 2019.

Dy shqiptarët Qazim Marku, 25 vjeç dhe Dorian Pirija, 33 vjeç, u burgosën secili me nga 19 vjet dhe Noza Saffari, 39 vjeç, u la në burg për 15 vjet pasi të tre u shpallën fajtorë për vrasjen e të riut kurd.

Viktima, babai i dy fëmijëve, ka shërbyer me forcat ushtarake Peshemerga të koalicionit anti-ISIS në Irakun e Veriut dhe njihej si një snajperist i zoti. Krimi ka ardhur pas prishjes së pazareve të drogës mes palëve.


Shtuar 26.03.2021 16:03