Ekzekutoi Madrit Ulqinakun, arrestohet 18 vjeçari në Elbasan, në pranga dhe bashkëpunëtori

Ekzekutoi para pak ditësh Madrit Ulqinakun, arrestohet ditën e sotme Horgito Peqini i cili qëlloi për vdekje viktimën.

Së bashku me të është shoqëruar edhe bashkëpunëtori i tij Klaudjan i cili ishte me të momentin e ngjarjes.

Arratia e 18 vjeçarit ka zgjatur vetëm 5 ditë, ndërkohë që në pranga ka rënë edhe 33 vjeçari Klaudjan Sallufi i cili po ashtu është përfshirë në ngjarje pasi është konfliktuar me Ulqinakun para se ky i fundit të qëllohej me armë zjarri nga Horgito Peqini.

Njoftim policie

Vihet në pranga autori i vrasjes se Madrit Ulqinakut

Ne pranga autori Horgito Peqini 18 vjec.

U shoqerua edhe nje shtetas K.S, 33 vjeç qe ishte bashke me autorin e vrasjes.

Po punohet per sqarimin e rrethanave duke bashkepunuar me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Elbasan

Sa te mbarojnë veprimet do keni komunikate të plotë.