Ekzekutimi që tronditi Lezhën: Digjet makina në Rinas, targat u vodhën tre ditë më parë në Tiranë

Autorët e të shtënave, që i morën jetën Entjan Nikulajt, janë larguar me automjet tip “BMW” ngjyrë gri, pas kryerjes së atentatit. Mësohet se automjeti i përdorur rezulton me targa të vjedhura, të denoncuara si të tilla disa ditë më parë, më 29 nëntor, në Tiranë.

Makina u gjet e djegur në Rinas.

Policia ka sekuestruar kamerat në zonë dhe po punon për të rënë në gjurmët e autorëve. Këta të fundit qëlluan për vdekje Entjan Nikulajn, në hyrje të Lezhësm në në vendin e  quajtur “Ura e trenit”. Ai është dërguar në spitalin e Lezhës, në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Viktima është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt. Ky i fundit u vra disa muaj më parë në biznesin e tij në Shëngjin. /albeu.com


Shtuar 2.12.2023 22:47