Elbasani është tronditur pasditen e sotme, ku një person është vrarë me armë zjarri. Policia ka shoqëruar disa persona për ngjarjen.
Sipas burimeve mësohet se ka pasur një përplasje me armë zjarri mes disa personave, ku i vdekur në vend ka mbetur Pjerin Xhuvani.
Mësohet se nga përplasja me armë kanë mbetur të plagosur dy persona, ku njëri prej tyre është një efektive e forcave “Shqiponja”.
Dyshohet se në këtë vend ndodhet zyrat elektorale të PD,së konflikti ka nisur sipas burimeve në këtë zonë qarkullonte një person duke blerë vota në këmbim të parave.