Ekzekutimi me armë zjarri i 22-vjeҫarit në Vlorë, pistat që po heton policia

Ngjarja e rëndë që tronditi Vlorën mbrëmjen e djeshme, ku u ekzekutua me armë zjarri 22-vjeҫari, Gëzim Sinomati, ka bërë që hetimet të vijojnë ende,  ku të paktën 14 persona janë shoqëruar në polici.

I riu u qëllua me një plumb në kokë në ballkonin e banesës së tij, ku edhe gjeti vdekjen.

Dyshimet janë se i riu është ekzekutuar me një snajper.

Raportohet se një nga pistat ku edhe është fokusuar hetimi, është qëndrimi i tij në shtetin belg, pasi i riu kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri për festa.

Megjithatë, nuk përjashtohen edhe konfliktet që mund të ketë pasur në Vlorë.

“Një nga pistat e hetimit mbetet ajo në shtetin belg, ku edhe 23-vjeçari pak ditë kishte që ishte kthyer Policia e Vlorës po heton për ngjarje të ndodhura nga e kaluara, por nuk përjashtohen edhe konflikte të mundshme në qytetin e Vlorës”.

Ndërkohë, nga informacionet paraprake, dyshimet janë se i riu mund të jetë qëlluar nga një automjet, por nuk përjashtohet edhe fakti që 23-vjeçari të jetë ekzekutuar nga një objekt që është në ndërtim e sipër, shumë pranë banesës së të riut.

Sipas burimeve, i riu mund të jetë qëlluar nga automjet, por mund të jetë qëlluar edhe nga një objekt në ndërtim e sipër, shumë pranë banesës së 23-vjeçarit. Këto janë dyshimet e para të Policisë së Vlorës.


Shtuar 8.01.2024 11:25