Ekzekutimi i Ridvan Ramazanit, lihet në burg autori i dyshuar

Gjykata e Shkodrës ka dhënë  arrest me burg për Hydajet Mehmedajn, vrasësin e Ridvan Ramazanit në nëntor të vitit që lamë pas.

Hydajet Mehmedaj, banues në fshatin Mushan,  ishte i shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me shtetasit D. M. (i shpallur në kërkim) dhe M. Gj. (i arrestuar ditën e ngjarjes), më datë 28.11.2020, ka vrarë me armë zjarri 46 vjeçarin, banues në fshatin Darragjat, Shkodër.

Mehmedaj u arrestua dy ditë më parë në operacionin e  koduar “Mushan”. Për shtetasin Hydajet Mehmedaj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 01.12.2020, ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Autori i dyshuar i krimit është shtetasi Duel Mehmedaj. Në makinë me të ka qenë edhe i vëllai i tij, Hydajet Mehmetaj. Ky i fundit ka qenë thjesht i pranishëm në vendngjarje, por nuk ka kryer asnjë veprim, thuhet në dosjen e prokurorisë, e megjithatë ndaj tij është kërkuar masa e arrestit me burg.

Fisi Mehmetaj është nga fshati Darragjat i Shkodrës. Autori i dyshuar dhe viktima janë nga i njëjti fshat, dhe konfliktet mes tyre dyshohet se kanë qenë të vazhdueshme.

 


Shtuar 6.04.2021 12:14

Tags: ,