Ekzekutimi i “kumbarit“ të Shkodrës, dalin pamjet nga vendngjarja (VIDEO)

Kanë dalë pamjet nga ekzekutimi i Bardhok Planaj mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Planaj nuk është një personazh i panjohur në këtë qytet pasi njihet ndryshe si “kumbari” i Shkodrës ndërsa emri i tij është përmendur sërish vetëm pak vite më parë për sulmin me armë zjarri ndaj lokalit në pronësi të efektivit të forcave “Shqiponja”, Albert Pjetri.

Planaj ishte në qendër të ciklonit politik në Shqipëri pasi opozita akuzoi mazhorancën se ai ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, ndërkohë që policia e kërkonte si të dyshuarin kryesor për transport droge drejt Italisë në operacionin që mori emrin “Laguna e Vilunit”.

Bardhok Planaj u arrestua më 4 dhjetor të 2018-ës për t’u liruar më pas nga Gjykata me arsyetimin se kishte probleme me zemrën. Planaj u lirua me masën e sigurisë detyrim paraqitjeje, masë të cilën e theu pasi u kap në Lushnjë. /albeu.com/


Shtuar 4.04.2021 21:47