Ekzekutimi i Endri Mustafës, gruaja: Me telefonuan fisi Bajri, nuk e vranë ata burrin tim!

Një tjetër deklaratë e fortë është bërë sërish nga gruaja e Endri Mustafës të vrarë në Livadhe në Shkodër, trupi i të cilit u gjet 3 ditë pas zhdukjes.

Ingrid Mustafa, bashkëshortja e të 32-vjeçarit të vrarë, Endri Mustafa ka hedhur poshtë dyshimet sipas saj, që i ndjeri është vrarë nga fisi i Bajrave.  Ajo ka thënë se ka marrë një telefonatë nga fisi i Bajrajve  ku i kanë deklaruar se nuk e kanë vrarë ata bashkëshortin e saj.

Ingrit Mustafa: Po na fusin në konflikt fisesh. Na kanë telefonuar familja Bajri dhe na kanë thënë që vrasjen nuk e kemi bërë ne. Ne nuk kemi konflikt me asnjë fis. I bëj thirrje kryeprokurorit Olsian Çela të zbardh ngjarjen. 15 vjeçari i di të gjitha. Me atë ka ikur Endri. Nuk ngatërrohemi me fise. /albeu.com/

 

 


Shtuar 18.05.2021 15:13