Pak pas atentatit në Vlorë, një makinë e djegur u gjet në një zonë pranë vendngjarjes.
Brenda makinës që u gjet e djegur mbrëmjen e sotme në fshatin Sherishtë në Vlorë pak minuta pas vrasjes së 38- vjeçarit Delon Troqe janë gjetur edhe armë zjarri tip kallashnikov që dyshohet se janë përdorur nga autorët.
Viktima nuk është një emër i panjohur për policinë pasi ka qenë dhe i dënuar më parë, dhe ka bërë disa vite burg në moshën e adoleshencës. Më pas, ai është “rehabilituar”.