Ekzekutimi i bosit të mafies greke, si kanë rënë autorët “pre” e kamerave të sigurisë (VIDEO)

Kanë dalë të tjera detaje nga vrasja mafioze me pagesë e bosit grek të mafies, Giannis Skaftourou.

Dy ekzekutorët e Skaftourou, janë kapur nga kamerat e sigurisë duke u larguar me një motor pas atentatit.

Të lidhura

None found

Sipas burimeve nga mediat greke, këta persona kanë hapur zjarr në oborrin e shtëpisë së Skaftouros dhe për pasojë ai ka humbur jetën. Nga plumbat kanë mbetur të plagosur edhe vajza e tij me vjehrrin.

Autorët më pas e kanë braktisur motoçikletën me të cilën u arratisën, shkruan protothema,gr.

Ajo rezulton të jetë e vjedhur në vitin 2019 në zonën e Aspropirgos dhe është një motor 1200 metër kub.

Sipas një dëshmitari i cili ka parë të gjithë ngjarjen autorët e vrasjes flisnin rrjedhshëm greqisht, ishin me gjatësi mesatare, mbanin rroba të zeza dhe helmeta të zeza, ndërsa brenda helmetave mbanin të veshur kapuçë për të mos treguar tiparet e fytyrës së tyre.

Giannis Skaftourou kishte frikë për një atentat të mundshëm prandaj ai kishte punësuar truproja dhe lëvizte shumë pak.

Analistët e sigurisë po përpiqen ta deshifrojnë për të zgjidhur enigmën e vrasjes së tij.

Policia është në kërkim të të gjitha çështjeve pezull që ka pasur Giannis Skaftouros vitet e fundit pas lirimit, në mënyrë që përmes detajeve të gjejnë fundin e fillit dhe të arrijnë tek vrasësit e tij.

Hetimet

Në të njëjtën kohë, me anë të dëshmive dhe kamerave, autoritetet po përpiqen të zbulojnë rrugën që kanë ndjekur vrasësit, të cilët u punësuan për të ekzekutuar Giannis Skaftouros në ditën e dytë të Pashkëve.

Në fakt, informacione absolutisht të vlefshme thonë se autorët kanë vëzhguar nga afër për 3-4 ditë të gjitha lëvizjet e 55-vjeçarit përpara se të kalonin në fazën përfundimtare të planit të përgjakshëm./albeu.com/


En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş