Ekzekutimi i Arian Gosës, kamerat e sigurisë fiksojnë autorin: Pas krimit ecën me vrap dhe me pistoletë në dorë

Kavaja u trondit pasditen e djeshme nga ekzekutimi i Arian Gosës teksa ky i fundit po pinte kafe me të atin në një lokal.

Menjëehrë pas ngjarjes policia identifikoi autorin e dyshuar të ngjarjes, Habib Rexhën.

Ai u identifikua  nga policia nga një kamera sigurie që ndodhet në një biznes rreth 100 metra larg lokalit ku ndodhi ngjarja. Sakaq, lokali ku ndodhi krimi nuk ka kamera sigurie.

Nga kamerat e sigurisë të biznesit rreth 100 metra larg vendngjarjes shfaqet autori i krimit duke ikur me vrap në këmbë, i pa maskuar, me një çantë në dorë dhe pistoletën.

Grupi hetimor ka dyshime se autori ka ndjekur dhe vëzhguar ditën e djeshme të gjitha lëvizjet e viktimës Arian Gosa deri në momentin kur ky i fundit ka shkuar të konsumojë një kafe me babanë e tij në lokal.

Arian Gosa kishte vetëm pak minuta që ishte ulur në kafe me babanë e tij deri në momentin qe u afrua Habib Rexha dhe e qëlloi me plumb në kokë./Albeu.com/


Shtuar 22.05.2023 10:50