Ekzekutimi i Arben Lleshit/ Kamerat dhe skaneri nuk punonin, shoqërohen 13 persona, personel i burgut

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e djeshme në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, ku humbi jetën Arben Lleshi, i cili u ekzekutua nga Sokol Mjacaj.

Dyshohet se arma është futur e plotë dhe dorazi dhe Sokol Mjacaj ka deklaruar, se nuk e di se si ka arritur arma e krimit, në dorën e tij.

Një pjesë e kamerave të sigurisë dhe skaneri në burgun e Peqinit nuk punonin prej shumë kohësh dhe janë rregulluar ditët e fundit.

Burime nga grupi hetimor, thonë se janë ndaluar 13 persona pjesë e stafit të burgut, që nga drejtori e gjithë zinxhiri komandues.

Mësohet se Sokol Mjacaj, kishte mundur të siguronte pistoletën me mulli rreth dy muaj më parë, por e ka mbajtur të fshehur.

Kjo është pranuar nga deklaratat paraprake të tij.

Dyshimet janë se ndryshe nga sa pretendon Mjacaj, vrasja të jetë bërë me pagesë.


Shtuar 16.12.2023 11:11