Është zbardhur identiteti i viktimës dhe autorit në Burrel, ku një 52-vjeçar mbeti i vrarë me armë gjahu.
Raportohet se autori i vrasjes është Islam Meta, ndersa viktima eshte Petrit Kuka.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi Petrit Kuka , në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit Islam Meta.
Njoftimi:
“Mat/informacion paraprak
Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel, shtetasi I. M., rreth 63-vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin P. K, rreth 52-vjeç.
Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzohet.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë shoqërimin e shtetasit I.M , në komisariat.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.