Gëzim Sinomati, 22-vjeçari që u ekzekutua me snajper mbrëmjen e se dielës, do të përcillet sot për në banesën e fundit.
I riu u qëllua teksa ishte në ballkonin e banesës, ku kishte dalë për të pirë cigare, nga një makinë tip ‘BMË X3’ e vjedhur me targa të dubluara.
Gëzim Sinomati, është qëlluar nga sedilja e pasme e makinës në një distancë prej 35-40 m.
Në pjesën e pasme të makinës që u përdor nga atentatorët dhe që u gjet e djegur është gjetur një bllok betoni, që ishte modifikuar në sediljen e pasme për të qëndruar qitësi.
Grupi hetimor dyshon se kemi të bëjmë me një qitës profesionist.
Blloku i betonit ka shërbyer për të mbështetur armën, në mënyrë që mos të ketë tronditje dhe të mos gabojë.
Dyshohet po ashtu, se është vrasës profesionist me pagesë.
Arma nuk është gjetur dhe as gëzhoja deri në këto momente.
Janë mbledhur thuajse 50 kamera sigurie të bizneseve, por edhe qytetit me qëllim i identifikimi.
Autorët nuk janë identifikuar, pasi kanë qëndruar në zonë të pandriçuar dhe janë shmangur kamerave.