Ekzekutimi i 22-vjeҫarit Gëzim Sinomati në Vlorë/ Ҫfarë thotë Muhamet Rrumbullaku

Ngjarja e rëndë në Vlorë, ku u ekzekutua me plumb në kokë 22-vjeҫari Gëzim Sinomati, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku,ndodhet  në Drejtorinë e Vlorës, prej mëngjesit të djeshëm deri mëngjesin e sotëm.

Rrumbullaku ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, për të hetuar ngjarjen.

Gjithashtu, Rrumbullaku ka zhvilluar një analizë shumë të gjatë, prej 24 orësh.

Analizë, ngjarja e ndodhur, problematikat brenda dhe jashtë vendit. Pjesë e analizës, dosjet e ngjarjeve të vjetra dhe grupet kriminale.

Po bashkëpunohet me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit. Janë grumbulluar një numër i madh i pamjeve filmike në zonë dhe në itinerarin që kanë lëvizur autorët.

Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar hartimin e një plani të detajuar operacional kombëtar, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për goditjen e grupeve kriminale.


Shtuar 9.01.2024 11:21