Ekstradohen nga Londra tre persona të shpallur në kërkim, mes tyre edhe një grua

Intepol Tirana

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i bashkëpunimit janë kapur në Itali, Londër e Slloveni, tre shtetas, të cilët janë ekstraduar drejt vendit tonë.

1-Nga Zyra Qendrore Kombëtare – Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë i shtetases shqiptare Dhurata Katreli, 43 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vitin 2017, e ka dënuar këtë shtetase me 10 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

2-U ekstradua nga Londra shtetasi Afrim Bardhoshi, 45 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2018, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpumin. Ky shtetas, gjatë vitit 2013, ka qenë pjesë e një grupi kriminal që kalonte në mënyrë të paligjshme shtetas shqiptarë nga Shqipëria në Angli.

3-Po nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Ljubjana/Slloveni drejt vendit tonë, i shtetasit R. K., 58 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Në vitin 2014, në fshatin Mbrostar, Fier, në kompaninë ku ky shtetas ishte inxhinier ka shpërthyer një kaldajë termoenergjitike me lëndë djegëse dhe si pasojë janë plagosur dy shtetas. Shtetasi R. K. në cilësinë e inxhinierit termoenergjitik kolaudues, gjatë testimeve që ka kryer nuk ka zbatuar rregullat e sigurimit teknik dhe rregullat e sigurisë në punë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Ljubjana, Interpol Manchester/Mbretëri e Bashkuar dhe Interpol Romën u bë i mundur arrestimi i tyre, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Shtuar 23.05.2021 13:15