Ekspozita e krimeve të komunizmit, Rama: Qeveria e djathtë s’bëri asgjë në këtë drejtim, njësoj si Rusia (VIDEO)

Kryeministri Rama në fjalën e tij në Ekspozitën e Krimeve të Komunizmit tha se qeveria e PD-së nuk bëri asgjë në lidhje me zbardhjen e krimeve të shumta të komunizmit.

Rama shtoi se PD kishte në dorë ta përdorte këtë çështje si kal betejë në luftën politike, por ata e lanë në errësirë të plotë periudhën e diktaturës.

Sipas Ramës, Shqipëria ishte i vetmi vend së bashku me Rusinë deri në 2013, që e bazoi strategjinë e saj në mbajtjen mbyllur të arkivave të sigurimit të shtetit të asaj periudhe./albeu.com


Shtuar 30.08.2021 19:08

Tags: