Eksperti i kriminalistikës dhe sigurisë, Ervin Karamuço, ka dhënë alarmin për futjen e një droge të re në Europë, e cila është shumë e rrezikshme.
Përmes një statusi në Facebook, Karamuço thekson se droga e re është shumë më e lirë, por edhe më e rrezikshme dhe krijon më shumë varësi tek përdoruesit.
Sipas tij “Kokaina Bazuko” ka në përbërjen e saj kerozinë, hi vullkanik, mbetje të bërsisë së gjetheve të kokës dhe mbi të gjitha me pluhur të eshtrave njerëzore.
Postimi i Karamuços:
Në Evropë po hyn “Kokaina Bazuko”, droga e re dhe shumë e lirë për tu përballuar cilido. Alarmi vjen për shkak se është shumë toksike dhe krijon varësi të skajshme. Përzjerja e bëhet me kerozinë, hi vullkanik, mbetje të bërsisë së gjetheve të kokës dhe mbi të gjitha me pluhur të eshtrave njerëzore. Kjo po e bën prodhimin e saj shumë kriminal. Tashmë kartelet në Kolumbi po hedhin sytë nga varrezat e qyteteve. Ndërkohë, në lindjen e mesme vazhdon trafiku i konfirmuar i kafkave njerëzore për këtë qëllim.