Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni në Durrës ku u vunë në pranga dy të rinj nga policia të cilët u kapën me 1 kg kokainë.
Aksioni ndodhi pasditen e sotme në Durrës ku të rinjtë tentuan të arratiseshin dhe u ndaluan pasi një ndër efektivët e policisë qëlloi me armë zjarri në ajër.
Burimet bëjnë me dije se të prangosurit janë të rinjtë Vilson Memini dhe Erges Shehi, të dy me precendetë penalë të mëparshëm.
Sic mund t’a shihni në pamjet e bashkëngjitura lajmit të siguruara nga Albeu.com, policia ka rrethuar lagjen 13 në plazh, Durrës ku janë vënë në pranga dy të rinjtë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Durrësit ishte në operacion në lagjen nr 13 Plazh për të kapur një grup që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë.
Gjatë operacionit dy persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikeve kanë kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë tentuar të largohen ndërkohë që një prej punonjësve të policisë ka qëlluar në ajër për ti neutralizuar.
Policia ka prangosur dy persona , V.M., 29 vjeç dhe E.SH., 30 vjec dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogramë kokainë. /albeu.com/