Ekipi i Serie C ëndërron transferimin e Ibrahimovic

Luigi De Laurentiis ëndërron ekipin e tij ta shohë në Serie A, por që ta arrijë këtë gjë, duhet të ngjitet nga Serie C në A (tashmë ka siguruar kalimin në B).

Presidenti i klubit është intervistuar nga “Corriere dello Sport” dhe la folur rreth Zlatan Ibrahimovic.

“Ibra është argëtuar shumë me futbollin, ai ka një eksperiencë të jashtëzakonshme me të gjitha ekipet më të mira në Evropë. Është i fuqishëm, ka komunikim perfekt në fushën e lojës. A do e sjell te Bari në moshën 41-vjeçare? Pse jo! Ne duam të luftojmë që të ngjitemi sa më shpejtë në Serie A,  dhe Ibra do të na jepte një dorë të mirë”, është shprehur numri një i klubit të Barit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 21.04.2022 10:18