Një ditë përpara protestës kombëtare të thirrur nga opozita, demokratët e Tiranës po bëhen gati për t’i prirë asaj.
Gjatë një takimi me strukturat dhe demokratët e degës 16 në Tiranë, drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka njoftuar pjesëmarrjen e demokratëve në protestë.
‘Nesër është radha jonë’, shkruan Këlliçi, teksa ka publikuar në rrjetet sociale takimin me banorët e Astirit dhe Unazës së Re, të cilët sipas tij do të jenë në shesh, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës.
“Nesër është rradha jonë. Demokratët e Degës nr.16 Tiranë, sëbashku me banorët e Astirit dhe Unazës së Re, do të jenë në shesh. Eja, na u bashko dhe ti. E hënë, datë 23 dhjetor, ora 17:00, Tirana proteston!”