Efi hidhet në “sulm” ndaj Luizit, shpërthejnë keq fansat (FOTO LAJM)

Efi ishte një nga banoret më të pëlqyera nga publiku prandaj dhe arriti të ishte më e votuara për tu rikthyer në Big Brother. Megjithatë ky rikthim i saj ka shfaqur një tjetër version të Efit. Mbrëmjen e djeshme Efi teksa bisedonte me Luizin i tha se duhet t’i vijë turp që ka qarë për Oltën. Kjo bisedë mes tyre ka shkaktuar komente të shumta nga fansat e indinjuar.

Efi: Po si qave për Oltën

Luizi: Po qava se thashë me kë do merrem

Efi: Po si nuk të erdhi turp mo, po ti ke qarë për mua, ke qarë për gruan dhe qan për Oltën?

Luizi: Do qaj për Oltën, se i thashë po të kishte me nominim kokë më kokë me mua, do kisha hapur verë duke festuar, por mënyra se si iku…Mua më këputi shpirtin, reagimi i djalit, më bëri të ndihem keq. Pa thënë gjë ajo, unë shkova duke i rënë ziles me dalë. Njëherë mendova se është 1 prilli, por pastaj e bëra lidhjen se ka qëndruar 5 orë te dhoma e rrëfimit.


Shtuar 2.04.2023 19:47