Paraditen e kësaj të marte, në Qytetin Studenti në kryeqytet, një efektiv i Gardës së Republikës, ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armën e shërbimit.
Mësohet se bëhet fjalë për punonjësin e Gardës Henri Haxhiaj.
Raportohet se efektivi i Gardës, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij.
Gardisti ka qenë në banesë kur ka tentuar të vetëvritet. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe motivi që e ka shtyrë drejt këtij akti të rëndë.