Vjosa Osmani, kandidatja e LDK-së për presidente, ka folur për herë të parë pas kërkesave të degëve të kësaj partie në Pejë, Lipjan dhe degës së dytë në Prishtinë për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut.
Ajo u shpreh se, kur synimi është i drejtë, asnjë rrugë nuk bëhet aq e vështirë sa të mos përballohet bashkë.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi në Facebook, Osmani publikoi disa fotografi nga takimi i zhvilluar në Viti me Abdixhikun, ku, sipas saj, morën mbështetjen e Degës së LDK-së.
“Falënderuam dje strukturat e LDK-së në Viti për punën e angazhimin e vazhdueshëm dhe për qëndrimet e qarta e mbështetëse.
Kur qëllimi është i drejtë, asnjë rrugë nuk është tepër e vështirë për t’u kaluar bashkë”, shkroi Osmani.
