Gjatë seancës së sotme parlamentare bëri që një debat të krijohej midis dy deputetëve Taulant Bala dhe deputetit të PD-së Edmond Spaho ku ky i fundit është përjashtuar nga seanca e Kuvendit të ditës së sotme.
Shkak për këtë është bërë fraza “bastard” që deputeti iu referua socialistëve.
Kreu i grupi të PS, Taulant Balla u revoltua nga fraza e deputetit demokrat dhe kërkoi mbledhjen e komisionit të disiplinës.
Komisioni, i cili u mblodh pas kërkesës së Ballës mori vendimin që Spaho të përjashtohet për një ditë nga seanca, pra nga seanca e sotme. Gjithashtu, Kuvendi ka vendosur t’i heqë pagën e një dite deputetit Spaho.
“Kjo ka zgjidhje vetëm protestat. Nëse do të vijojmë këtu asgjë nuk do të ndryshojë. Nëse në vendet e tjera do bien çmimet pas gjashtë muajve kjo nuk do të ndodhë. Duhet të ngrihemi në protesta e t’i rrëzojmë. Këto marrin vesh vetëm me këtë gjuhë. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë”, tha Spaho më herët, që solli edhe përjashtimin e tij.