Një tjetër demokrate ka dorëzuar pranë selisë blu, kandidaturën për kryetare të PD. Ajo është Edith Harxhi. Pas dorëzimit të kadidaturës, në një prononcim për mediat Harxhi tha se, gara duhet të jetë e hapur dhe transaprente. Ajo gjithashtu tha se PD ka nevojë për një fillim të ri.
“Duhet të jetë një garë e hapur transparente dhe e barabartë, deri tani nuk është. PD duhet të kthehet tek ato vlera. Është një moment mjaft i vështirë për Shqipërinë. Ajo që ofrojmë si grup, si kandidate është një reformim i thellë i PD mbi idealet e 1990-1991. PD ka nevojë për një fillim të ri”, deklaroi Harxhi./albeu.com