Një tjetër kryebashkiak socialist është parë të hyjë në institucionin e Prokurorisë së Kundwr krimit (SPAK) në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është parë të hyjë në zyrat e SPAK nën shoqërinë e avokatit të tij.
Dyshohet se në Bashkinë e Rrogozhinës është abuzuar me tenderat e pastrimit të qytetit, por edhe për firmosje të dëmshpërblimeve mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti.
Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e dokumenteve mbi procedurën e ndjekur për tenderat dhe për dëmshpërblimet.
Po ashtu, Memolla akuzohet për korrupsion në zgjedhjet vendore të 14 majit, ndërsa një qytetare e ka denoncuar atë në SPAK për kërcënim gjatë fushatës zgjedhore.