Edi Rama zbulon misionin e satelitëve shqiptar në Mars: Do të na “spiunojnë” për mbetjet!

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për satelitët që pretendohet që Shqipëria të dërgojë në Mars. Kryeministri sot ka zbuluar “përdorimin dhe arsyen” pse do të shërbejnë këto satelitë për Shqipërinë.

Gjatë mbledhjes së tij me kryebashkiakët e vendit, Rama deklaroi se “ne do të vëmë në Mars satelitin dhe do të na japë shumë informacione reale për mbetjet. Në kohë reale…”

Edi Rama: Që nga hyrja në Rinas te hyrja lart është e paimagjinueshme. Kjo bisedë që po bëjmë sot nuk mund të bëhej para disa votesh sepse na mungonin pikat fundore. Sot i kemi dhe duhet të merrni masat. Asnjë venddepozitim mbetjesh i paligjshëm nuk do të tolerohet dhe do të saksionohen direkt bashkisë. Kryebashkiaku do përgjigjet për të gjithë këtë gjënë bashkë me të tjerët.

Këtu nuk po kalohet asnjë shkencë. Ne do të vëmë në mars satelitin dhe do të na japë shumë informacione reale për mbetjet. Në kohë reale. Çdo vend depozitim do të jetë pjesë e punës së satelitit. S’do të ketë inspektorë, as ata që bëjnë si inspektorë që dali bëjnë deale. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 22.10.2021 13:19