Ndeshja e sotme e Conference League në Tiranë ka sjellë edhe legjendën e ekipit të Romës, Francescco Totti.
Totti ka shijuar këtë të mërkurë kulinarinë shqiptare në një nga agroturizmet në qytetin e Lezhës.
Ai nuk ka humbur rastin për të shijuar byrekun tradicional me groshë.
Lajmi është bërë publik nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ka shpërndarë një foto të legjendës nga restoranti në fjalë.
“Edhe Francesco Totti shijoj byrek me groshë Kallmet dmth. Privilegj të gatuanim për kryesinë e UEFA dhe Finalistët”, shkruan Veliaj./albeu.com/