Reshjet dhe vranësirat do të mbeten prezente në territor edhe 24 orët e ardhshme, por me sasi.
Ditën e sotme vijon freskimi i kushteve të motit, gjithashtu me reshje në territor. Më të pakta do të jenë gjatë pjesës së parë të ditës dhe me intensitet në zonat jugore gjatë pasdites.
Meteorologia Tanja Porja tregon se termometri zbret në 9-28 gradë celcius, ndërsa era do të jetë mesatare dhe e fortë. Më problematike era do të jetë në veri-lindje të territorit shqiptarë gjatë pasdites së vonë dhe mbrëmjes së sotme.
Gjatë ditës së shtunë do të kemi një përmirësim të dukshëm të kushteve të motit. Sigurisht që vranësirat mbeten prezente dhe momente të shkurtra me reshje të pakta shiu në veri-lindje dhe jug-lindje të vendit, por përgjithësisht kthjellime dhe vranësira.
Në të njëjtën situatë sinoptike vijon dita e diel. E hëna sjell zhvillim të vranësirave kryesisht në zonat jugore të vendit dhe prezencë të reshjeve të pakta të shiut.
Termometri do të shijojë një ritje të lehtë dhe graduale si në mëngjes dhe në mesditë duke bërë që nga e shtuna në të hënë termometri të luhatet nga 10-31 gradë celcius./albeu.com/