Edhe Radhima përfshihet nga flakët, pushuesit nisin të largohen

Prej disa orësh një zjarr i madh ka prekur Radhimën duke djegur një zonë të gjelbëruar në kodër.

Pas raportimeve, 2 automjete të repartit të zjarrfikëses janë nisur drejt vendngjarjes.

Ngjarja dyshohet e qëllimshme dhe ndikuar nga era, rrezikohen bizneset aty pranë.

Nga pamjet e siguruara, dallohet se zjarri nuk është shumë larg bizneseve.

Disa pushues të cilët ishin të vendosur në kabina, janë larguar nga frika e zjarrit.

Deri tani raportohet se janë djegur drurë frutorë dhe shtylla e tensionit të lartë.


Shtuar 29.07.2021 18:11