Deputeti demokrat Belind Këlliçi, njëherësh kandidat për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore ka treguar sot se ka firmosur pro Ervin Salianjit, që ky i fundit të ishte kreu i Grupit Parlamentar të PD-së.
Duke iu referuar 8 janarit, kur demokratët ishin të ndarë në dy kampe në selinë e PD ku u zhvillua një protestë, Këlliçi tha se ka qendë ndër firmëtarët e parë.
Duke folur për A2cnn, deputeti bëri me dije se arsyeja e firmës së tij pro Salianjit ishte për hir të bashkimit të demokraitëve.
“Kam qenë një nga firmëtarët e parë. Unë dhe zoti Salianji, kushdo që ka qenë i përfshirë në historikun e PD në këto 7 vitet e fundit, mbase nuk kemi qenë miqtë më të mirë me njëri-tjetrin, kemi qenë rival dhe kemi vazhduar dhe kemi pranuar rezultatin. Kemi vazhduar karrierën tonë politike. Por për hir të bashkimit të PD-së, unë kam firmosur për zotin Salianji pa diskutim, me bindjen absolute se kjo i shërben qetësimit të ujërave në PD dhe një nisme për të bashkuar kë të mundemi”, tha Këlliçi.