Edhe një 24-vjeçare në mesin e 17 viktimave nga virusi

Përveç viktimës 23-vjeçare, mes viktimave që u regjistruan në 24 orët e fundit është edhe një 24-vjeçare.

Njëra viktimë është nga Shkupi kurse tjetra nga Kërçova.

Mësohet se njëra nga ata ka qenë e sëmurë nga epilepsia, kurse tjetra nuk ka pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në 24 orët të fundit janë regjistruar gjithsej 17 viktima.


Shtuar 24.03.2021 19:29