Edhe kreu i SHISH nën shënjestrën e hakerave, Hoxha: Ky është mesazhi që po kërkojnë të japin

Hakerat iranian të njohur “Homeland Justice” kanë publikuar një materiale të tjera në rrjetet sociale, duke pretenduar se u përkasin “e-mail” e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.

Publikimi i e-maileve të kreut të SHISH, një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare, vjen pas publikimit më parë të e-maileve të kryeministrit Rama, ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, apo dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policis së Shtetit Gledis Nano.

Lidhur me këtë situatë të rëndë për sigurinë e Shtetit, ka folur gazetari investigativ Artan Hoxha i cili ka theksuar se duhen të nxirren mësime nga ky sulm, pasi dëmet janë të mëdha. Mes të tjerash Hoxha ka paralajmëruar se hakerat do të publikojnë të dhëna të tjera.

“Hakerat kanë vazhduar duke u përmbajtur në një grafik, çdo fillim jave publikojnë të dhëna. Janë korrekt me oraret. Ne e kemi quajtur si shpartallim të shtetit virtual të Shqipërisë. Do kemi një dimër të vështirë, ata po tregojnë sa thellë kanë hyrë dhe sa të pambrojtur janë shqiptarët.” tha Hoxha.

Gazetari Hoxha theksoi se hakerat këkrojnë të përcjellin një mesazh dhe të tregojnë se kush është objektivi kryesor i tyre.

“Duhen para pikat e dobëta për të parë funksionimin. Ata kanë nxjerrë emailet e Shefit të Shërbimit Informativ Sekret. Imagjino se ku kanë arritur ata. Ky shefi është në SHBA prej një viti. Ata kanë marrë çfarë u është dashur dhe çfarë jo. Hakerat i selektojnë dhe tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë” tha Hoxha.

“Në emaile që kanë marrë, janë që ka dërguar dhe që ka marrë nga palë të tjera. SHISH duhet të bëjë dhe njëherë nga e para. Duhet të tërheq agjentët jashtë. Me këto informacione tregojnë objektivin real të tyre. Objektivat i kanë strategjike, se hapën edhe emailet e Drejtorit të Përgjithshëm, Nano.” përfundoi gazetari.