“Edhe diktatori nuk të dënonte pa ligj”, ish-ministri Manjani shpërthen ndaj Ramës për arrestimin e Salianjit

Dënimi i Ervin Salianjit për ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani është një skandal.
I ftuar në një program televiziv, Manjani deklaroi se, edhe në diktaturën e Enver Hoxhës nuk dënohëshin njerëzit pa ligj, siç u dënua Salianji.

‘Ervin Salianji është dënuar pa ligj. Nuk është e shkruar në Kodin Penal të Shqipërisë, denoncimi i rremë publik. Kjo është më e rënda e mundshme që mund ti ndodhë një shoqërie, një shteti dhe një sistemi drejtësie, të dënosh dikë pa ligj.
Enver Hoxha nuk ka dënuar njeri pa ligj. Agjitacioni e propaganda ishte në kodin penal, neni 55. Askush nuk mund të thotë që u dënova pa ligj, diktaturë po, por ama ka qenë me ligj.

Nuk ka një nen në kodin penal që të justifikojë dënimin e Ervin Salianjit.
Kaq! Këtu fillon dhe mbaron ky argument.

Të dalësh në televizor dhe të thuash diçka të rreme, është maksimumi shpifje, të cilin individi mund ta pretendojë në një gjyq me gjoba. Të thuash diçka të rreme, para prokurorit, gjykatësit ose duke bërë një kallëzim merr me vete edhe përgjegjësinë e përmbajtjen e kallëzimit.
Janë dy gjëra krejt të ndryshme’, tha Ylli Manjani


Shtuar 1.10.2024 23:01