E zhdukur prej më shumë se një viti, babai i 19-vjeçares shqiptare përlotet: E kanë rrëmbyer, ja kur ndryshoi jeta e saj

Kanë kaluar 16 muaj nga zhdukja misterioze e 19-vjeçares shqiptare Artemis Vasili në Greqi.

Ajo ende vijon të mos gjendet dhe nuk dihet asnjë informacion rreth saj.

Prindërit e saj të përlotur folën sërish rreth zhdukjes së vajzës së tyre dhe treguan detaje se çfarë mund të ketë ndodhur dhe se kur nisi të ndryshojë jeta e saj.

“Lutemi të marrim një telefonatë nga ajo sepse shpresa vdes e fundit. Ne besojmë se është gjallë. Shkuam edhe në Kaminia ku na u tha se Artemis është varrosur, policia ka filluar hetimet dhe ato vazhdojnë.

Nuk dyshonim për asgjë pasi Artemisa ishte paksa e mbyllur. Ajo nuk dilte. Unë ende insistoj se dikush e ka rrëmbyer. Shpresoj të paktën të jetë larguar me një djalë. Kemi kërkuar të hetojmë të riun që Artemis u përfshi në një lidhje. Që nga momenti kur ai hyri në jetës e saj gjërat ndryshuan.

Një grua që ka dëshmuar, ka treguar se në orët e para të së shtunës, disa orë pas zhdukjes së Artemidës ka parë një vajzë që dukej e shqetësuar duke ecur me nxitim në Marathonos Avenue, po nuk ka siguri 100% që ishte ajo”, thotë i ati i përlotur./albeu.com/


Shtuar 12.02.2022 13:41