Një ngjarje tragjike është shënuar në Durrës. Një 70-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj.
Policia ka nisur hetimet për sqarimin e poltë të rrethave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Një e moshuar ka humbur jetën në banesën e saj në Durrës.
Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 09:40, në Shkallnur, Durrës, shtetasja D. G., 70 vjeçe, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesë, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com