Aksident me tre të lënduar në Durrës

Mëngjesi i sotëm në Durrës ka nisur me aksident. Në lagjen nr.16 janë përplasur dy mjete dhe për pasojë janë lënduar 3 persona të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 09.12.2021., rreth orës 07:50, në lagjen nr. 16, automjeti me drejtuese shtetasen H. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët A. M., A. S., dhe F. C., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 9.12.2021 08:24